Ylli i Kosovës, Milot Rashica, është duke kaluar në formën e tij jetësore në kampionatin gjerman me gjigantin Werder Bremen.
Rashica në ndeshjen e fundit ka shënuar super gol në fitoren e Werderit 4:1 kundër Heidenheim, në kuadër të Kupës së Gjermanisë.
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës është vlerësuar me notën 7.7
Ylli i “Dardanëve” shënoi një super gol në minutën e gjashtë duke e hapur serinë e golave të Werderit, shkruan periskopi.
Mesfushori 23 vjeçar shënoi edhe në fundjavë kundër Bayer Leverkusen.