Talenti kosovar, Milot Rashica i cili luan për Vittessen në kampionati holandez ka rrëfyer për Fox Sport lidhur me karrierën e tij si futbollist. Rashica ka treguar përvojën e tij me Kosovën në eliminatorët për Kupën e Botës, “Rusi 2018”,
Ai ka thënë se vazhdon të mbajë fanellat që i janë dhuruar nga Modriç dhe Kovaçiç.
“Ne jemi një përfaqësuese e re në futboll, duhet të përjetojmë gjithçka. Kemi humbur 0-6 nga Kroacia, me të vërtetë ekipi më i mirë që kam luajtur ndonjëherë kundër. Kam ende fanellat nga Luka Modriç dhe Mateo Kovaçiç si dhurata”, ka thënë ai.
Rashica ka thënë se Kupa e Botës ishte një përvojë e këndshme për të duke thënë se kosovarët janë të çmendur për futbollin.
“Kualifikimet e Kupës së Botës ishte një përvojë e këndshme për Kosovën dhe mua. Ne luajtëm ndeshjet kualifikuese në Shqipëri sepse stadiumi ynë në Prishtinë po rindërtohet. Tifozët tanë duhej të vozisnin tre deri në katër orë. Kosovarët janë të çmendur për futbollin dhe shumë krenarë për ne. Njerëzit na mbështesin kudo. Si përzgjedhje ne kemi stërvitur së bashku më së shumti njëzet herë, por ne po bëjmë përparim. Ne kemi shumë lojtarë të rinj të talentuar”, ka thënë ai.
Rashica ka thënë Kosova do të kishte një ekip me cilësi tejet të larta nëse do të bashkoheshin të gjithë futbollistët kosovarë.
“Nëse ne ishim në gjendje të tërhiqnim të gjithë lojtarët me gjak të Kosovës, do të kishim pasur një ekip të lartë. Djemtë si Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri luajnë për Zvicrën. Ne do të kishim dashur t’i kishim atje. Është një ëndërr për të shkuar ndonjëherë në një turne final me Kosovën”, ka thënë Rashica