Ylli i ekipit kombëtar të Kosovës, Milot Rashica, nuk ka arritur ta përsëritë superparqitjen e tij kundër Bayern Munichut sot, në disfatën 4:1 të Werder Bremenit kundër Fortuna Dusseldorfit.
Milot Rashica e kishte kapur vëmendjen e të gjithë medieve në Gjermani në mesajvë, pasi e kishte shënuar një gol dhe e kishte asistuar tjetrin në përballjen me Bayern Munichun në Kupën e Gjermanisë.
Në atë ndeshje, të cilën Bremeni e humbi me rezultat 3:2, Rashica ishte vlerësuar me notën më të lartë nga futbollistët në fushë. E njëjta gjë nuk mund të thuhet edhe për ndeshjen që u zhvillua sot në Bundesligë, ku futbollisti nga Vushtria e mori notën 5.6
Asnjë futbollist tjetër në fushë nuk mori notë më të ulët sesa Rashica nga SofaScore, mirëpo edhe portieri Jiri Pavlenka u vlerësua me të njëjtën notë.
Disfata 4:1 kundër Fortuna Dusseldorfin erdhi si befasi për Werder Bremenin, të cilët edhe pas këtyre tre pikëve të humbura radhiten dy pozita më lart se kundërshtari i tyre i sotshëm në tabelën e Bundesligës.
Paraqitjet e tilla nuk janë të shpeshta për Rashicën, i cili këtë sezon ka marrë mesatarisht vlerësim 7.15 nga SofaScore. Paraqitjet e tij janë përmirësuar edhe më shumë që nga janari i këtij viti, pasi që në fillim të sezonit trajneri Florian Kohfeldt nuk ia besonte atij një vend në formacionin e parë.
Gjatë këtij sezoni, Rashica ka luajtur në gjithsej 27 ndeshje, gjatë të cilave i ka shënuar 11 gola dhe i ka asistuar katër të tjera.