Përderisa po raportohet se ish ministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Aleksandër Jabllanoviq, po rikthehet si kryetar i Listës Serbe duke zëvendësuar Sllavko Simiq, deputetët e kësaj partie nuk janë në dijeni.
Deputeti i Listës Serbe Nenad Rashiq nuk e ka iden se çfarë po ndodhë në partinë e tij, lidhur me kthimin e Jabllanoviqit në krye të partisë.
Ai këtë e ka thënë në një prononcim për Gazetën Monitor.
Deputeti Rashiq ka thënë se krejt se çfarë dinë për këtë çështje, është i informuar përmes medieve.
“ Nuk e di dhe nuk jam në dijeni për këtë çështje se çfarë po ndodhë. Unë krejt çfarë jam informuar është ajo përmes medieve sepse nuk kam qenë në Prishtinë”, ka thënë Rashiq
Ndryshe ish-ministri i Qeverisë së Isa Mustafës, Aleksandër Jabllanoviq i cili ishte shkarkuar nga Qeveria për ofendimin që iu kishte bërë nënave shqiptare, ka vendosur që t’i rikthehet përsëri politikës në Kosovë.
Para disa ditësh, ai edhe zyrtarisht i është drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që emrit i tij të figuron në krye të Listës Serbe.
Po ashtu edhe KQZ-ja ka pranuar dokumentin për emërimin e Jabllanoviqit në krye të Listës Serbe.