Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq vlerëson se ka qenë gabim që kryetarët e komunave veriore janë përcjellur nga zyrtarët policorë në momentin që kanë fituar zgjedhjet dhe kanë tentuar të dalin në vendin e tyre të punës.
Rashiq thotë se po të ishte në vend të atyre kryetarëve, ai do njoftonte Policinë vetëm pasi të pengohej në disa tentime për të dalë në punë.
“I vetmi ‘gabim’që kanë bërë është që nuk janë përpjekur vetë të shkojnë në vendin e tyre të punës, kur e kanë marrë pushtetin, ose kur kanë fituar në zgjedhje, pavarësisht të votave, ju shkoni në vendin e punës, ku çdo njeri normal mund të shkojë. Pa polici, pa kurrfarë përcjellje…dhe nëse ndodh që njëherë nuk mundem, unë kisha provuar disa herë, tek atëherë nuk kam kushte unë që me dal në vendin e punës…atëherë mund të shkohet në një mënyrë tjetër, raportimi në polici ose kështu me radhë”, deklaroi ai në Tëvë 1.
Më 26 maj, situata në veri është tensionuar, pas protestave të qytetarëve serbë, të cilët kanë kundërshtuar shkuarjen e kryetarëve të rinj të zgjedhur në objektet e komunave në Leposaviq, Zveçan e Zubin Potok.