Rashit Qalaj e ambasadori Kosnett i bashkohen Paradës së Krenarisë

Prishtinë | 10 Tet 2019 | 12:46 | Nga Luiza Vrajolli

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, dhe ambasadori amerikan, Philip Kossnet, i janë bashkuar marshit të Paradës së Krenarisë, e cila u organizua nga komuniteti LGBTI, raporton Ekonomia Online.

Në paradë është parë dhe zëvendësministri në detyrë i Mbrojtjes, Burim Ramadani dhe disa figura të tjera publike.

Java e Krenarisë, mbahet për herë të tretë në Kosovë. Gjatë kësaj jave, janë adresuar çështjet e gjendjes aktuale të komunitetit LGBTI në Kosovë.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme