Partia Fjala parakalimin e komunitetit LGBTI e quan “Paradë e Turpit”

Prishtinë | 10 Tet 2019 | 09:58 | Nga Luiza Vrajolli-Mulliqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Partia Fjala ka kundërshtuar mbajtën e “Javës së Krenarisë në Kosovë”, raporton Ekonomia Online.

Anëtari i Kryesisë së partisë Fjala, Bedri Bytyçi, tha se institucionet e Kosovës do të duhej që ta parandalonin mbajtjen e paradës së krenarisë e cila do të mbahet sot nga ora 11:30.

“Ne Partia FJALA si parti konservatore e dalë nga një shoqëri konservatore jemi dalë sot këtu për të shprehur kundërshtinë tonë me të ashtuquajturën “Parada e Krenarisë që do të mbahet sot në Prishtinë, e që ne e quajmë si “Parada e Turpit”, parada e shthurjes, parada që kundërshton natyrshmërinë njerëzore. Edhe ne ashtu sikur edhe partitë tjera konservatore në Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kudo ne botë jemi kundër martesave të personave të gjinisë se njëjtë”, tha Bytyçi.

Ai tha se ata kanë të drejtat e tyre të cilat nuk i kundërshton askush, por siç tha ai të dalin dhe të promovohen në sheshe është e pazakontë dhe kundër çdo vlere.

“Kjo paradë dhe kjo shthurje e orientimit seksual shoqërinë tonë na dërgon drejt asimilimit pasi që të tillët që i përkasin këtij orientimi seksual nuk kanë mundësi të kontribuojnë në vazhdimësinë e jetës, nuk kanë mundësi të lindin dhe të bëjnë një jetë normale pasi diçka e tillë është jashtë normales. Ata i kanë të drejtat e tyre, askush nuk i pengon, por te dalin e të promovohen nëpër sheshe, të na promovojnë si vlerë diçka të pavlershme, diçka të pazakontë, kjo nënkupton si ngacmim i pjesës së madhe të shoqërisë diçka që bie ndesh me traditën kulturën, të kaluarën, fetaren e kombëtaren tonë”, tha Bytyçi.

Anëtari i Kryesisë së partisë “Fjala”, Blerim Sejdiu, i ka kërkuar Kryetarit të Komunës, Shpend Ahmeti, që të mos përkrahë këtë komunitet.

“Nuk mendojë që është diskriminim, na e dimë se si ka qenë tradita jonë familjare . Në parada kanë pasë edhe fëmijë nën moshën 1 vjeçare ku edhe kryetari Shpend Ahmeti ishte me ta. I kisha bë lutje mos me i përkrah”, tha ai, raporton EO.

Ata thanë se komuniteti LGBTI kanë nevojë për mjekime sepse ka sëmundje seksualisht të transmetueshme gjatë promovimit të tyre.

Të ngjashme