Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu me rastin e përvjetorit të aprovimit të Konventës së Stambollit ka vizituar Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve, raporton Ekonomia Online.
Me këtë rast zëvendësministrja e Drejtësisë, Nita Shala tha se do të punojnë së bashku me strehimoren më të vjetër në Kosovë që t’i japin zgjidhje efektive fenomenit të viktimave të dhunës në familje.
Poashtu Shala tha se kanë marrë lajm të mirë që gratë viktima të dhunës po gëzojnë mbështetje nga familjet e tyre biologjike.
“Me ministren Haxhiu patëm një seri takimesh me institucionet e ndryshme duke njohur 10 vjetorin e nënshkrimit të Konventës së Stambollit e cila ka për qëllim luftimin dhe parandalimin e grave ndaj dhunës në familje”.
“Kjo strehimore është më e vjetra në kryeqytet ku ndamë shqetësimin për viktimat e dhunës në familje. Morëm lajm të mirë që familjet biologjike po mbrojnë këto viktima. Bashkë do të punojmë që t’i japim zgjidhje efektive këtij fenomeni”, është shprehur ajo.
Kurse Zana Hamiti-Asllani drejtoresha e strehimores, ka njoftuar se shënuar rritje numri i grave që kërkojnë strehim.
“Nuk është hera e parë që ministrja po na viziton për tu interesuar për kushtet që ofron dhe pas shumë vizitave tash është rregulluar objekti”.
“Numri i rasteve të strehuarve është në rritje duhet me fushata senzibilizuese ne po i informojmë se ku mund të orientohen”, është shprehu ajo.
Fillimisht Haxhiu mëngjesin e së premtes është takuar me mbrojtësit e viktimave, kurse më pas do të takohet me Njësitin Kundër Dhunës në Familje-Policia e Kosovës.