Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin 24 orësh të IKSHPK-së mbi rastet e reja në Kosovë.
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar vetëm 4 raste të reja pozitive me COVID-19.
Për këto 24 orë janë shëruar edhe 10 pacientë dhe nuk ka pasur asnjë rast të vdekjes.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 498 doza të vaksinës kundër koronavirusit.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.665.209 doza të vaksinës. Deri më sot 780.327 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Në total numri i rasteve aktive është 343.