Pa xhelozi nuk ka dashuri, thotë një shprehje. Mirëpo, ndonjëherë xhelozia bëhet problem mes çifteve. Ka raste që xhelozia e tepërt e një partneri mund të çojë edhe në ndarje. Gjithsesi ka disa raste, kur xhelozia i shërben një lidhjeje, pra është e shëndetshme. Xhelozia ka momente që e bën romancën tuaj më interesante. Sigurisht, xhelozia duhet të jetë në masa të caktuara, për të qenë e shëndetshme. Lexoni rastet e mëposhtme, kur xhelozia në raste të tilla mund të jetë e nevojshme:
Kur dikush flirton me partnerin tuaj
Jeni një një lokal dhe një vajzë që partneri juaj e njeh vjen për ta takuar. Pasi flisni miqësisht me të ajo i kushton më shumë vëmendje seç duhet partnerit dhe ju mbeteni disi në hije. Pasi ajo largohet, ju mund t’i thoni partnerit tuaj se sjellja e saj ju bëri xheloze. Partneri juaj do të ndihet mirë (le ta pranojmë) dhe kjo gjë nuk është e dëmshme për lidhjen tuaj.
Kur partneri juaj mburret për sukseset e tij
Të dëgjoni dikë që mburret për sukseset e tij, mund të jetë e mërzitshme, mirëpo kur është puna në një marrëdhënie ndryshon situata. Kur partneri juaj po tregon sukseset e tij në karrierë për shembull, mirëpo ju keni pasur një ditë të tmerrshme në punë, ju duhet t’i thoni “Jam shumë e lumtur për ty, por sot kam pasur një ditë jo të mirë”. Kjo është një shenjë xhelozie që gjërat po i shkojnë mirë vetëm atij, por në të njëjtën kohë ju tregoheni e sinqertë me të.
Partneri juaj arrin suksesin në një gjë për të cilën të dy po punonit
Shpesh çiftet bëjnë aktivitete të ndryshme së bashku. Për shembull ata mund të shkojnë në palestër së bashku dhe instruktori mund të komplimentojë partnerin tuaj për rezultatet që ka arritur, shkruan revistaclass. Sapo të mbaroni palestrën, ju duhet t’i thoni se u ndjetë xheloz që instruktori ia tha vetëm atij këtë gjë. Ky detaj sado i vogël do t’ju afrojë akoma edhe më shumë.
Ai trajton një aktivitet tjetër si një marrëdhënie e dytë
Ndodh, që ju duket sikur partneri po ju tradhton, jo me një person, por po ju lë pas dore për një aktivitet që e pëlqen tej mase. Per shembull, ai mund të ketë një hobi aq të madh, dhe ju harron në momente të caktuara për të. Nëse ka diçka të tillë në marrëdhënien tuaj, duhet t’ia thoni partnerit. Ndoshta ai nuk e di sepse është tejet i përfshirë, por kur ne i komunikojmë nevojat tona, shpesh e kuptojmë se njerëzit nuk e kanë çuar në mendje si jemi ndjerë ne.