Numri i rasteve me coronavirus në Gjermani është rritur me 1.948 në 24 orët e fundit në 18.610, sipas agjencisë së vendit për kontrollin e sëmundjeve, Institutit Robert Koch.
Sipas CNN, kjo rritje e numrave përfaqëson një rritje prej 12% nga shifrat e së shtunës. Ndërkohë, numri i vdekjeve është rritur për 8, në 55.
Siç thuhet më tej, Qeveria gjermane po shqyrton një bllokim mbarëkombëtar për të luftuar coronavirusin.
Javën e kaluar, Bavaria dhe Saarland vendosën kufizime në mbarë shtetin për t’u përpjekur të përmbajnë përhapjen e virusit.
Kancelarja gjermane Angela Merkel është vendosur të takojë kryeministrat e rajoneve më vonë të dielën për të diskutuar masat e mëtejshme.