Rasti BKS, përkeqësohet gjendja shëndetësore e njërit prej të dyshuarve në Gjykatën e Prizrenit

Prishtinë | 09 Jan 2026 | 21:01 | Nga Ekonomia Online

Njërit nga të dyshuarit në rastin e zhvatjes së mbi 1 milion eurove nga Byroja Kosovare e Sigurimeve (BKS) i është përkeqësuar gjendja shëndetësore gjatë paraqitjes së tij para Gjykatës Themelore në Prizren.

I dyshuari ishte pjesë e grupit prej 39 personash që dolën sot para gjykatës, ku po mbahet seanca dëgjimore ndaj tyre.

Seanca dëgjimore ka nisur rreth orës 16:00 dhe pritet të vazhdojë deri në orët e vona të natës.

Megjithatë, gjatë zhvillimit të saj është shpallur pauzë për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të njërit prej të dyshuarve./klankosova

Të ngjashme