Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka thirrur mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për të diskutuar lidhur me rastin e fundit të dyshimit për abuzim seksual nga polici dhe profesori ndaj të miturës.
Mbledhja e KKSB-së do të mbahet sot (07.02.2019) duke filluar nga ora 15:00 në Sallën e mbledhjeve të Bordit të Drejtorëve dhe ftohën të gjithë anëtarët e KKSB-së të marrin pjesë për të diskutuar këtë çështje