Hidajete Krasniqi, e cila të shtunën u shkarkua nga pozita e drejtoreshës së Infermierisë në Spitalin e Pejës, pas rastit të rëndë me foshnjën e vdekur që u fut në rrobalarëse, ka thënë se shkarkimi i saj është me ndërhyrje të thella politike.
“Vendimi për shkarkimin tim dhe të Drejtorit Mjekësorë, ju sigurojë se është tërësisht shfrytëzim i rastit të fatkeqësisë me ndërhyrje të thella politike, militantiste, për të eliminuar të gjithë ata që mendojnë ndryshe nga partia në pushtet, duke marrë masa kinse për përgjegjësi direkte menxheriale”, ka thënë ajo.
Në një reagim të bërë në Facebook, Krasniqi ka deklaruar se është shokuar me rastin që ka ndodhur, dhe mënyrën se si është trajtuar fryti, por është betuar se që nga momenti i parë ka insistuar me ngulm që të ndëshkohen shkelësit dhe hallka e
e dështimit.
“Deri më dje (e premte) në ora 15:00 rreth këtij rasti kam punuar së bashku me drejtorin aktual ekzekutiv Dr. Fazli Shala, ndërsa befasisht, sot paradite, ndonëse ditë e shtunë, fillimisht në faqen e Facebook-ut të Spitalit e më pas edhe nga media mësova për shkarkimin tim”, ka shkruar ajo.