Rasti i rezervave shtetërore, Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj ministres Rozeta Hajdari

Prishtinë | 11 Nën 2025 | 18:00 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj ministres së Tregtisë, Industrisë e Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar vet ministrja Hajdari.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se sapo ta ketë pranuar të plotë dokumentin e aktakuzës do të deklarohet për media.

“Sapo u njoftova nga avokati im, për dorëzimin e aktakuzës nga Prokuroria Speciale në Gjykatën Themelore në Prishtinë, lidhur me çështjen e kontraktimit të rezervave shtetërore, proces ky tepër i rëndësishëm për të gjithë ne. Sapo ta kem pranuar të plotë dokumentin e aktakuzës do të deklarohem më gjerësisht për media. Unë ndihem krenare për punën që kam bërë si ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në kohën më të vështirë – sigurimin e rezervës shtetërore të mallrave, me produktet esenciale për jetesë, në kohën kur ishim të pambrojtur, gjatë muajve shkurt dhe mars 2022”, ka shkruar ajo.

Të ngjashme