Rasti i shpërthimit në Zhur, arrestohet edhe vëllai i nuses së Iran Badallajt

Prishtinë | 13 Shk 2020 | 11:18 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës nga rajoni i Prizrenit e ka arrestuar mikun (vëllain e nusës) së të dyshuarit për shpërthimin në fshatin Zhur të Prizrenit, Iran Badallaj.

Rastin e kanë konfirmuar policia e Prizrenit. Nga policia thanë se arrestimi i tij është bërë me urdhër të Prokurorisë.

“Njësia policore ka arritur të arrestojë të dyshuarin, me vendim të prokurorit. I njëjti është dërguar në mbajtje”, janë deklaruar nga policia, shkruan Express.

Ndërkohë për rastin është raportuar edhe në raportin policor të Kosovës.

“Fsh. Zhur, Prizren 28.01.2020 – 20:00. Lidhur me rastin, njësia policore ka arritur të arrestojë të dyshuarin mashkull kosovar, me vendim të prokurorit, i njëjti është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Sipas tij, i arrestuari dyshohet për rastin e shpërthimit në Zhur. Më 28 janar, në kurthin me eksploziv, të montuar nga Irani, ranë zyrtarët policorë të Kosovës. Nga shpërthimi vdiq polici Sami Thaçi dhe u lënduan katër të tjerë, në mesin e tyre edhe djali i mitur i Iranit..

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme