Kujtimet e tmerrshme iu rikthyen nëpër mendje sot Isa Mustafës, Shefki Kasumit e Xhemshit Smajlit.
Këta të tre dëshmuan në vendin e ngjarjes se si ndodhi ekzekutimi i 24 familjarëve e fqinjëve tyre në rrugën e Farkëtarëve në Mitrovicë, më 14 prill 1999.
Për këtë masakrë do të rigjykohet Oliver Ivanoviq.
Avokati i Ivanoviqit, Nebojsha Vllaiq nuk ka folur për media, ndërsa procesi i rigjykimi të ish politikanit serb do të fillojë në gusht të këtij viti.