Rasti “Kumanova” në Gjykatën e Apelit, caktohet edhe gjykatësja e lëndës

Prishtinë | 23 Sht 2018 | 18:28 | Nga

Gjykata e Apelit e Shkupit më 12 shtator ka nisur zyrtarisht procedurën e apelimit të vendimit për rastin Lagjja e Trimave. Megjithatë, data e seancës gjyqësore nuk është caktuar.

Aktualisht janë duke u shqyrtuar aspektet teknike të ankesave te të akuzuarve. Pas kësaj, gjykata e shkallës së dytë do të kërkoj mendimin e Prokurorisë së Lartë Publike që më pas të caktohet edhe seanca e parë publike.

Deri më tani, kërkesa për mendim deri tek organi i Lartë i akuzës është dërguar për të akuzuarin Sulejman Osmani, i cili akuzohet në akuzë të ndarë nga të tjerët por për të njëjtën vepër, e që në shkallën e parë nën akuzën për terrorizëm u dënua me burg të përjetshëm.

Alsat M nga burime brenda gjykatës mëson se për gjykatës lënde është caktuar Cvetanka Periq, apo në opinion e njohur si gjykatësja në akuzën kundër ish kryeministrit Nikolla Gruevski për rastin “Tanku”. Periq ndryshe njihet edhe si njëra ndër gjykatësit që bashkë me dy kolegët e saj kanë caktuar masën e paraburgimit ndaj ish agjentit të DSK-së, Goran Grujovski.

Nga 38 personat e akuzuar në rastin “Lagjja e Trimave”, 4 janë liruar, 8 u dënuan me burgim të përjetshëm ndërsa të tjetër me 746 vjet burg.

Rasti Lagja e Trimave në Kumanovë ndodhi më 9 dhe 10 maj të vitit 2015, kur si pasojë e përleshjeve të armatosura u vranë 8 pjesëtarë të policisë dhe 10 anëtarë të grupit që ishte prezantuar si Ushtria Çlirimtare Kombëtare.

Gjatë luftimeve, dhjetëra shtëpi u shkatërruan, ndërsa qytetarët u evakuuan nga vendbanimi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme