Rasti “Pasaportat”, i heshtë qeveritarët

Prishtinë | 28 Dhj 2016 | 08:01 | Nga

Rasti i pasaportave mbetet ende i hapur. Gjykata e Apelit ka kërkuar që kontesti në mes kompanisë austriake OeSD dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të kthehet në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Gjykata e Apelit.

“Gjykata e Apelit e Kosovës, në fakt e ka prishur aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë të datës 16.10.2016, me anë te se cilit, kjo e fundit e ka hedhur poshtë për shkak të jo kompetencës, padinë e Qeverisë se Republikës së Kosovës, kundër të paditurve: Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit, me seli në Paris të Francës dhe Osterreische Staatdruckerei GMBH, me seli në Vjenë të Austrisë”.

Por, kjo për avokatin, Tomë Gashi, mund të jetë vetëm përkohësisht sepse gjykatat vendore nuk mund të kenë kompetenca kur bëhet fjalë për vendime të arbitrazhit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme