Rasti “Stenta” për 24 muaj pezull në gjykatë

Prishtinë | 26 Kor 2018 | 08:32 | Nga

Mbi 24 muaj prej se është ngritur aktakuza e njohur si afera “Stenta” ka arritur të përfundohet vetëm një seancë. Dhjetëra mjekë e përfaqësues të dy spitaleve private e kanë përfunduar vetëm seancën fillestare, shkruan sot Koha Ditore.

Disa herë seancat kanë dështuar për arsye të ndryshme. Shumë herë për shkak se Prokuroria e Shtetit nuk ua ka kompletuar provat të pandehurve.

Për dallim nga mjekët, seancat janë duke vazhduar për ish-ministrin Ferid Agani e ish-sekretarin e MSh-së, Gani Shabanin. Kjo pasi që gjykata e ka veçuar rastin e ish-ministrit dhe ish-sekretarit.

Deri në ngritjen e aktakuzës Prokurorisë së Shtetit i janë dashur dy vjet kohë për të hetuar. Kësisoj rreth 60 persona, shumica mjekë janë mbi katër vjet në procedura penale për këtë rast.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme