Kuvendi i Kosovës, gjatë seancës së të enjtes, ka ratifikuar tri marrëveshje të Procesit të Berlinit, raporton EO.
Këto tri marrëveshje u miratuan me shumicë votash nga pozita dhe opozita:
Kosova është vendi i dytë që i ratifikon në Kuvend tri marrëveshjet nga Procesi i Berlinit, ndërkaq me 2/3 e votave bëhet shteti i parë në Ballkanin Perëndimor që i ratifikon ato në Kuvend, ka shkruar në Facebookun e tij, kryeministri Albin Kurti.
“Falënderues për mbështetjen e secilit deputet dhe secilës deputete. Bashkë, sot dëshmuam se Republika jonë është për bashkëpunim të mirë rajonal dhe për progres dhe ecje të shpejtë në jetësimin e Tregut të Përbashkët Rajonal”.
“Shtetet e Ballkanit Perëndimor së bashku përbëjnë një treg me rreth 18 milionë banorë. Marrëveshjet që ratifikuam sot për lëvizjen e lirë me letërnjoftime, njohjen e ndërsjellë të diplomave të arsimit të lartë dhe njohjen e ndërsjellë të profesioneve të mjekut, stomatologut dhe arkitektit në të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, do të rrisin mobilitetin e studentëve, punëtorëve dhe bizneseve do të sjellin përfitime për të gjithë”.
Kurti ka shfaqur shpresën që “edhe vendet tjera nënshkruese të ndjekin ritmin e njëjtë ashtu që të mirat për qytetarët tanë të fillojnë sa më parë”.