Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton të gjithë qytetarët që janë regjistruar si votues jashtë Kosovës për raundin e parë, se ka filluar periudha e votimit përmes postës për raundin e dytë të zgjedhjeve dhe përfundon më 12 nëntor.
Raundi i dytë i zgjedhjeve mbahet në komunat: Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Obiliq, Rahovec, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Shtime, Viti, Vushtrri, Malishevë, Junik, Mamush dhe Kllokot.
Fletëvotimin për Kryetar Komune dhe informacionet e detajuara mund t’i gjeni në këtë link: https://www.kqz-ks.org/sherbimet-per-votuesit/votimi-me-poste/
Në fletëvotim janë dy kandidatë, Ju duhet të votoni vetëm njërin kandidat/e.
Si duhet ta dërgoni pakon me fletëvotim në adresë të KQZ-së?
Fletëvotimin e plotësuara vendosni në një zarf të pashënuar dhe mbylleni atë.
Zarfin me fletëvotim dhe një kopje të dokumentit identifikues, vendoseni në një zarf tjetër në të cilin duhet ta shkruani adresën:
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
Votimi Përmes Postës
Posta nr. 6, Kutia Postare 351
10 000 Prishtinë, Republika e Kosovës.
Kjo zarf mundet të bashkohet me zarfet tjera të anëtarëve të familjes së ngushtë dhe të vendosen në një zarf postar të përbashkët, sipas udhëzimeve më lartë.
Fletëvotimet për votim përmes postës, duhet të arrijnë në KQZ deri më 12 nëntor 2021.