Këshilltari i Kryeministrit, koordinator Nacional i Ballkanit Perëndimor 6 (WB6) dhe Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Gazmend Abrashi, takoi sot përfaqësuesit e të gjitha ministrive të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Takimi u organizua në bashkëveprim me Zyrën e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, me qëllim dhe në funksion të përmirësimit të bashkëpunimit ndërministror, me theks të veçantë koordinimin, bashkërendimin dhe monitorimin e të gjitha aktiviteteve në kuadër të RCC-së dhe implementimin e Planit Shumëvjeçar të Veprimit për Zonën Ekonomike Rajonale – MAP.
Në fokus të këtij takimi ishin edhe parapërgatitjet për takimin me përfaqësuesit nga RCC, i cili do të mbahet në Prishtinë gjatë këtij muaji.
Me kërkesë të Koordinatorit Nacional, përfaqësuesit e ministrive u dakorduan që të gjitha veprimet dhe aktivitetet të bëhen në bashkërendim të ngushtë me koordinatorin dhe përmes Zyrës së RCC-së, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.