Domosdoshmëria e reformave kryesore drejt integrimit ekonomik rajonal, si pjesë e procesit të anëtarësimit në BE të ekonomive të Ballkanit Perëndimor ishte pozicioni i shumicës së pjesëmarrësve të debatit “Agjenda reformuese për projektet investuese rajonale: Një rajon, një ekonomi?”, me sekretarin e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), , Goran Svilanoviq dhe përfaqësues të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë nga rajoni. Paneli u mbajt në ditën e parë të Forumit të Biznesit “Kopaonik 2017” në Serbi.
Derisa modelonte panelin, Sekretari i Përgjithshëm, Svilanoviq, theksoi se në rrugën për aderimin në BE të rajonit më shumë vëmendje duhet t’i kushtohet vet procesit , sepse ky “udhëtim” është shumë e vlefshëm dhe i pakthyeshëm që të çon në stabilizimin ekonomik te aspirantët. “Sot ne flasim për investime dhe nevojën për integrimin ekonomik, por ne duhet të kujtojmë se asnjë investitorë nuk do të rrezikojë paratë e tyre në qoftë se ata nuk mund të mbështeten në sistemin gjyqësor në një ekonomi, dhe kjo është diçka që tregon se procesi i reformës duhet të jetë në vend të plotë dhe nuk mund të arrihet brenda natës. Ne presim që tema rajonale të integrimit ekonomik të paraqiten në Samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor në Sarajevë më 16 mars dhe pas asaj të ketë përshpejtim të mëtejshëm në Samitin e Triestes në kuadër të procesit të Berlinit më 12 korrik 2017”, ka thënë Svilanoviq.
Svilanovic gjithashtu kujtoi se këto ditë ne kemi qenë dëshmitarë të mosmarrëveshjeve dhe krizave në rajon, por megjithatë me interesi i BE-së për të kapërcyer situata aktualen Ballkanin Perëndimor ka qenë lartë në agjendë.
“BE-ja në mënyrë të përsëritur thekson rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe fqinjësisë së mirë në rajon, por edhe duke pranuar qasjen që përfshin partneritet të fortë në mes të Ballkanit Perëndimor dhe zyrtarëve të BE-së”, ka thënë ai.
Forumi i biznesit në Kopaonik (KBF) është një ngjarje vjetore e organizuar nga Shoqatat serbe të Ekonomist dhe drejtorëve të Korporatave, nën patronatin e kryeministrit të Serbisë. Këtë vit pjesëmarrësit e këtij forumi do të diskutojnë konsolidim fiskal dhe qëndrueshmërinë e saj, tërheqjen e investimeve nëpërmjet fuqisë së digjitalizimit, zhvillimin gjithëpërfshirës, industrinë, etj, Forumi i Biznesit në Kopanik po mbahet nga 7-9 Mars. Forumi tradicionalisht mbledh më shumë se njëmijë pjesëmarrës, duke përfshirë edhe dijetarët e respektuar, përfaqësues qeveritarë, zyrtarët diplomatik, praktikuesit e biznesit dhe mediat.