Kancelarja gjermane Angela Merkel ka mbledhur liderët e G-20-ës që të diskutojnë çështje të ndryshme siç janë tregtia, ndryshimet klimatike dhe krizën e emigrantëve.
“Të gjithë janë të informuar lidhur me sfidat globale”, ka deklaruar Merkel para anëtarëve të shteteve më të zhvilluara të botës dhe BE-së, transmeton Telegrafi.
Por, para se të futen në sallë, kamerat kanë kapur një moment interesant të Merkel dhe presidentit rus, Vladimir Putin, të cilët po bisedonin në holl.
Derisa kancelarja gjermane po i shpjegonte diçka të parit të Kremlinit, Putin dukej se nuk po pajtohej me të dhe po mundohej t’i shpjegonte versionin e tij.
Dhe në një moment Merkel është kapur nga kamerat duke rrotulluar sytë, në shenjë lodhje nga ideja që ta bind presidentin rus që ta pranoj versionin e saj.
https://www.youtube.com/watch?v=9NIniZu0wKs