Bombardimet në Siri kanë nisur në orët e para të mëngjesit në ditën e shtunë, të udhëhequra nga Amerika.
Pas këtyre sulmeve ka reaguar edhe deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Në rrjetin social twitter ai ka shkruar se kjo është përgjigja e duhur kundër regjimit brutal të Assadit.
“Më në fund një përgjigje e duhur ndaj një regjimi brutal. Perëndimi duhet të mbetet plotësisht i bashkuar në këtë luftë”, ka shkruar Abdixhiku.
Sulmet në Siri erdhën pas përdorimit të armëve kimike.