Fatjoni ka reaguar pas largimit të Anës nga “Përputhen”.
Ana Kauri të dielën njoftoi se po tërhiqet nga emisioni “Përputhen”, ngase nuk e gjen veten tek asnjëri prej konkurrentëve.
Ajo e ftoi Rinianin të dalë bashkë me të në mënyrë që të vazhdojnë takimin jashtë, por ky i fundit e refuzoi pas gjithë asaj që ndodhi pas takimit me të.
Në një intervistë të dhënë para pak kohe, Fatjoni tha se do të dëshironte që Ana të dalë e vetme nga emisioni “Përputhen”, pasi kishte shprehur pëlqim për të gjatë kohës kur ishte në emision.
Pasi doli nga programi, Ana postoi një imazh në Instagram, ku falënderoi të gjithë që ishin pjesë e këtij rrugëtimi të saj.
Në sy të bie komenti i Fatjonit, i cili la disa emoji, duke nënkuptuar se i pëlqeu vendimi i saj.