Për fitoren e madhe të medaljes së artë nga Distria Krasniqi në Lojërat Olimpike të “Tokio 2020”, kanë reaguar edhe mediat serbe.
Madje këto të fundit mbase edhe ndihen xheloze për arritjet e përfaqësuesve të shtetit dhe nuk kanë kursyer të thumbojnë Kosovën e Distrian për fitore.
“E ashtuquajtura Kosovë fiton të artën në Tokio”, është titulli i mediumit “B92” për fitoren e Distrias në Tokio.
“Shteti i vetëshpallur i Kosovës fitoi medaljen e dytë të artë në Lojërat Olimpike në të njëjtin numër pjesëmarrjesh. Pas Majlinda Kelmendit në Rio, tani kampione olimpike është bërë Distria Krasniqi, gjithashtu në xhudo”, thuhet në shkrimin e tyre “B92.