AAK ka reaguar lidhur me dëmtimin e banerëve të kandidatit për President, z.Ramush Haradinaj në Partesh dhe Kllokot, duke dënuar veprimet e turpshme sipas komunikatës drejtuar mediave.
Komunikata e plotë:
Ata që dëmtojnë banerët e kandidatit për President, z. Ramush Haradinaj, nuk kanë të bëjnë asgjë me qytetarinë e as demokracinë. Lufta politike bëhet me argumente e jo me vandalizma primitivë. Aleanca dënon këto veprime të turpshme e vandale, që kanë ndodhur në Partesh dhe Kllokot, duke bërë thirrje për një fushatë të qetë e pa provokime.
Gjithashtu, kërkojmë që organet e rendit, të hetojnë këto raste, të cilat nuk i kontribuojnë aspak garës së ndershme zgjedhore/thuhet në komunikatën e tyre.