Incidenti i sotshëm në Pejë, ku për pasojë pati plagosjen e dy fëmijëve dhe dy të rriturve për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) është i papranueshëm dhe rëndë i dënueshëm.
AAK-ja kërkon nga organet e rendit dhe të hetuesisë që ta zbardhin sa më parë rastin në fjalë.
“Kosova nuk mund dhe nuk do të jetë vend i pasigurt për qytetarët e saj. Forca e ligjit do t’i godasë pa mëshirë të gjithë ata që do të guxojnë të rrezikojnë jetën e qytetarëve, pronën, apo lirinë e tyre”, thuhet në reagimin e AAK-së.