Dy punëtorët e Sharr Travel, Arianit Bytyqi dhe Gentrit Gallopeni kanë humbur jetën në orët e para të mëngjesit në autostradën “Ibrahim Rugova”. Për vdekjen e tyre, kanë reaguar edhe kompania ku ata ishin të punësuar si konduktor.
Përmes një postimi në Facebook, Sharr Travel ka shprehur ka njoftuar për vdekjen e dy punëtorëve dhe u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe miqve të viktimave.
“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë që dy punëtorët e agjencisë tonë Arianit Bytyqi dhe Gentrit Gallopeni kanë ndërruar jetë pas një fatkeqësie . Ngushëllime për familjet, miqtë dhe stafin .
Me urdhër të prokurorit 3(tre) shoferë të autobusave të cilët janë ndalur në autostradë në kundershtim me ligjet e komunikacionit rrugor, janë ndaluar në mbajtje për 48 orë.
“Pas konsultimeve me Prokurorinë e Krimeve të Rënda është konstatuar se si pasoje e ndaljes se autobusëve në autostradë e qe bie në kundërshtim me ligjet në fuqi kanë shkaktuar rrezik të përgjithshëm me pasoje vdekjen pasi që dy viktimat kanë dal nga autobusët”, thuhet në njoftimin e Policisë.