Ambasada e Francës në Kosovë ka reaguar lidhur me rastin e fundit në Drenas, ku një nxënëse dyshohet se është abuzuar nga profesori, e më pas edhe nga hetuesi policor.
Përmes faqes së tyre në Facebook, Amabsada franceze ka thënë se Franca i mbështet viktimat e dhunës seksuale në Kosovë, duke inkurajuar drejtësinë që të veprojë sa më shpejt.
“Franca i mbështet të gjitha viktimat e dhunës seksuale në Kosovë. Faktet e raportuara nuk mund të tolerohen. Drejtësia duhet të veprojë sa më shpejt të jetë e mundur”, shkruhet në postimin e Ambasadës së Francës, të cilin e kanë shoqëruar me një foto nga protesta e djeshme para Stacionit të Policisë në Prishtinë.