Portieri i suspenduar i Përfaqësueses së Kosovës, Arijanet Muric, ka mohuar zërat se kishte shkuar i dehur në stërvitje.
Federata e Futbollit të Kosovës, gjatë ditës së djeshme përjashtoi portierin Aro Muric, duke cituar shkelje disiplinore.
Por, situata nuk u sqarua duke nxitur spekulime të shumta se ai ishte përleshur fizikisht me Edon Zhegrovën, e pastaj qarkulloi skenari se kishte shkuar i dehur në stërvitje.
Megjithatë, një version të tillë të ngjarjeve e ka mohuar vet Muric, i cili për Insportin u shpreh se lajmi që ai ishte i dehur është një gënjeshtër e madhe.
“Nuk është e vërtetë, është gënjeshtër e madhe që kam qenë i dehur”, ka thënë Muric.
Kosova luan gjatë mbrëmjes së sotme takimin miqësor ndaj Lituanisë në stadiumin e Prishtinës “Fadil Vokrri”, para fillimit të kampanjës kualifikuese për Kampionatin Botëror “Katari 2022”, ku “Dardanët” do të luajnë ndaj Suedisë dhe Spanjës.