Filozofi Blerim Latifi ka reaguar pasi Imami i Karaqeveës, Egzon Kastrati, ka larguar nga një e pame fotografitë e ish-Presidentit Ibrahim Rugova, heroit Gjergj Kastrioti-Skënderbeu e disa figurave tjera historike.
Latifi ka thënë se para luftës këto fotografi i hiqnin policët e Millosheviqit dhe paramilitarët e Arkanit, e pas luftës hoxhallarët vehabistë.
Sipas tij, qëllimi i largimit të këtyre fotografive mbetet i njëjtë., edhe pse kohët janë të ndryshme dhe heqësit e fotografive kanë emra të ndryshëm.
“Një hoxhë në Karaqevë i paska hequr fotografitë e Skënderbeut, Ibrahim Rugovës e figurave tjera kombëtare nga muri i një objekti ku qenka duke u mbajtur një e pame. Para luftës këto fotografi na i hiqnin policët e Milosheviqit dhe paramilitarët e Arkanit, e pas luftës hoxhallarët vahabistë. Kohët janë të ndryshme, heqësit e fotografive kanë emra të ndryshëm, por qëllimi mbetet i njëjtë: të luftohet identiteti kombëtar i shqiptarëve. Dhe ai që e quajmë Shteti i Kosovës mbyllë sytë dhe veshët”, ka shkruar Latifi.