Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Greg Delawie, ka reaguar pas vendimit të Serbisë për ndalimin e pjesëmarrjes së karateistëve të Kosovës në kampionatin evropian.
Delawie përmes një postimi në Twitter shkruan se normalizimi i raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit duhet t’u sigurojë atletëve, pavarësisht nga nacionaliteti i tyre të marrin lirshëm pjesë në gara ndërkombëtare.
“Normalizimi i raporteve, më e pakta duhet të nënkuptojë që atletët e rinj, pavarësisht nga etniteti i tyre, të marrin lirshëm pjesë në gara ndërkombëtare. I pikëlluar ta shoh që ëndrrat e tyre po shkatërrohen nga politikat ndërkombëtare ndaj të cilave ata nuk kanë kontroll”, shkruan ambasadorit Delawie në Twitter.