Delawie në Kuvend para seancë për demarkacionin

Prishtinë | 22 Shk 2018 | 10:27 | Nga Donika Osmani

Ambasadori i Shteteve të Bashkuar të Amerikës (ShBA), Greg Delawie, ka mbërritur në Kuvendin e Kosovës 30 minuta para fillimit të seancë ku në rend ditë është marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi, raporton Ekonomia Online.

Delawie dje u ka bërë thirrjee të gjithë deputetëve që ta votojnë demarkacionin.

Kuvendi mblidhet sot në seancën e jashtëzakonshme, për shqyrtimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Kështu ka vendosur dje kryesia e Kuvendit në një mbledhje të përbashkët me kryetarët e grupeve parlamentare pas kërkesës së qeverisë për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, të plotësuar edhe me një aneks-marrëveshje ndërmjet dy presidentëve, të Kosovës Hashim Thaçi dhe Malit të Zi Filip Vujanoviq.

Në marrëveshjen e nënshkruar ndërmjet dy presidentëve, thuhet se pas ratifikimit të demarkacionit në Kuvendin e Kosovës, të dy vendet do ta rishikojnë vijën kufitare dhe do të bëhen korrigjime nëse ka pasur lëshime.

Që të ratifikohet marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi, duhen 80 vota nga 120 deputetë, sa i ka Kuvendi.

Ratifikimi i Demarkacionit është njëri nga dy kushtet e mbetura të  Kosovës të vendosura nga Komisioni Evropian për heqjen e vizave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme