Reagon Ganimete Musliu: Pse mos të mbulohet ndërtesa e Qeverisë me flamurin e UÇK-së sot?

Prishtinë | 19 Maj 2022 | 10:33 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar ndaj Qeverisë, për mos solidarizim me UÇK-në, derisa thotë se shpesh u solidarizua me shtete e komunitete të ndryshme duke u mbuluar me simbole përfaqësuese.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka pyetur se pse mos të mbulohet ndërtesa e Qeverisë me flamurin e UÇK-së sot kur Kosova po përballet me padrejtësinë më të madhe?

Postimi i saj i plotë në Facebook:

Qeveria e Kosovës shpesh u solidarizua me shtete e komunitete të ndryshme duke u mbuluar me simbole përfaqësuese por kurrë nuk e nderoi as nuk e respektoi e as nuk u solidarizua me UÇK-në.

Pse ndërtesa e qeverisë mos të mbulohet me flamurin e UÇK-së sot kur Kosova po përballet me padrejtësinë më të madhe?

Të ngjashme