Reagon Haradinaj: Kurti shfuqizoi vendimet e Isa Mustafës të 2015, po mashtron opinionin

Prishtinë | 19 Shk 2020 | 19:43 | Nga Ekonomia Online

Qeveria Kurti mori disa vendime sot, në mesin e tyre tha se shfuqizoi edhe vendimin e qeverisë së kaluar që ka të bëjë me përfitimet e ish-zyrtarëve pas përfundimit të mandatit të tyre, shkruan Gazeta Metro.

Por, ky vendim nuk po del të jetë i saktë sipas shefit të Grupit Parlamentar të AAK’së, Daut Haradinaj, sipas tij vendimi i sotëm i shfuqizuar nga Qeveria Kurti ishte i qeverisë së Isa Mustafës që u morr gjatë vitit 2015.

Haradinaj po thotë se Qeveria Kurti po dëshiron ta mashtron opinionin dhe nuk po sillet me korrektësi ndaj qytetarëve.

Ai ka pubikuar vendimin e qeverisë së Isa Mustafës në lidhje me vendimin për përfitimin e zyrtarëve pas mandatit të tyre.

Postimi i plotë nga Haradinaj:

Sot Qeveria Kurti mori disa vendime me hov, si dhe padrejtësisht e me tendencë po tenton ta mashtrojë opinionin. Për populizëm këtë mashtrim e quajtën si shfuqizim i vendimeve të Kryeministrit Haradinaj. Për shkak të korrektësisë qytetarët duhet të dinë se sot është shfuqizuar vendimi i Isa Mustafës i vitit 2015. Ky vendim parashihte privilegje për zyrtarët edhe pas përfundimit të mandatit. Shpresoj që Kryeministri Kurti e ka informuar partnerin e tij të koalicionit Z. Mustafa për këtë vendim. E neve na mbetet ta informojmë opinionin për këtë mashtrim të radhës.

Të ngjashme