Nënkryetari i Sindikatës së Re Korporata Energjetike e Kosovës, Nexhat Llumnica ka reaguar nëpërmjet një komunikate për ndërprerjen e energjisë elektrike në vend.
Ai ka treguar se KEKU prodhon energji elektrike me gjithë kapacitetet që ka, por për mos furnizim të rregullt me energji është përgjegjës kompania KEDS, pasi që nuk po siguron energji të mjaftueshme për konsumatorët e vet.
“KEDS nga KEK-u blenë energjinë për 60 përqind të konsumit me një çmim simbolik prej 29€ që është nën koston e prodhimit, që quhet shërbimi universal, pjesën e humbjeve deri tani me vendim të ZRRE-së KEK-u ja ka shitur me 35.4€ edhe pse nuk kemi obligim ligjore sepse KEK nga Prilli i vitit 2017 punon me tarifa të derregullume, ka tendencë dhe presion që prapë ti jepet pjesa e humbjeve më 35.4, ndërsa KEDS konsumatorëve ja faturon tre fishin” thuhet në komunikatën e Lluminicës.
Sipas tij KEDS-it i vie rëndë që të importojë energjinë elektrike atëherë kur ka nevojë për qytetarët, përkundër se shpeshherë ndodhë që eksportohet jashtë vendit kurse qytetarët kanë reduktime të ashpra.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës z.Ramush Haradinaj na kërkojë mobilizim për prodhimin e energjisë elektrike në po e bëjmë ketë, por edhe ne Sindikata e Re Korporata Energjetike e Kosovës në emër të punëtorëve të KEK-ut i kërkojmë Kryeministrit të Vendit,Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, ZRRE-së, Bordit drejtues të KEK-ut, Drejtorit Menaxhues të KEK-ut, që energjia elektrike që prodhohet në KEK të ketë çmimin real në treg sepse kjo që është sot nuk është aspak reale që kompania shërbyese KEDS të përfitojë më shumë se prodhuesi në këtë rast KEK-u”, ka thënë Llumnica.
Llumnica po ashtu ka thënë se nëse kërkesa e 5 mijë punëtorëve nuk respektohet ata do të dalin edhe në protesta.
.