Këshilltarja e Presidentes Vjosa Osmani, Learta Hollaj, ka reaguar në platformën “X” lidhur me qëndrimin e Serbisë pas ndërhyrjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Venezuelë, duke e cilësuar këtë qasje si hapur anti-amerikane dhe në mbështetje të regjimit të Nicolás Maduros.
Në reagimin e saj, Hollaj ka shkruar se ky është orientimi politik që Serbia ka zgjedhur.
“Anti-American. Pro-Maduro. This is Serbia’s choice,” ka deklaruar ajo.
Duke iu referuar reagimit të presidentit serb Aleksandar Vuçiq, Hollaj thekson se ai ka sulmuar presidentin amerikan Donald Trump pas veprimeve të SHBA-së në Venezuelë. Sipas saj, Vuçiq ka pretenduar se “e drejta ndërkombëtare publike nuk ekziston më dhe rendi i OKB-së ekziston vetëm në letër”, ndërkohë që njëkohësisht ka dalë në mbrojtje të regjimit të Maduros.
Hollaj ka shtuar se ky qëndrim nënkupton mbështetje për atë që ajo e cilëson si “regjimin narco-terrorist të Maduros”, duke theksuar se reagimi i Serbisë e vendos qartë atë në anën kundër Shteteve të Bashkuara dhe vlerave perëndimore.