Pas lajmit të rrejshëm që është publikuar nëpër rrjete sociale kinse në Gjilan është lajmëruar një rast me koronavirus, ka reaguar kreu i kësaj komune, Lutfi Haziri, duke e demantuar këtë.
“Është lajm i rrejshëm. Në Gjilan nuk ka asnjë rast që është lajmëruar me Coronavirus. Ne jemi në bashkëpunim të vazhdueshëm të gjitha institucionet në nivel lokal dhe qendror, që përfshihet MAShT, IKShP, Hidromorava dhe të gjitha institucionet tjera. Po e zbatojmë planin për preventivë sipas rekomandimeve”, ka thënë ai.
Haziri i ka ftuar organet e drejtësisë që ta hetojnë këtë rast që ka shkaktuar panikë te qytetarët, në mënyrë që të parandalohen në të ardhmen.