Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ka reaguar pas deklarimeve se fishekzjarrët që do të ndezën sonte gjatë një koncerti në Prishtinë, do të ndotin ajrin.
Përmes këtij njoftimi, MMPH, thotë se është kundër çdo aktiviteti përmes së cilit degradohet mjedisi. Mirëpo sipas kësaj ministrie, dhënia e lejeve për përdorim civil të eksplozivëve është e rregulluar me ligj.
Andaj, beson që gjatë dhënies së lejes për përdorimin e këtyre fishekzjarrëve janë zbatuar të gjitha kriteret e kërkuara sipas këtij ligji, duke pasur në konsideratë edhe pasojat në mjedis.