Reagon MPJ: Ndalimi i artistëve kosovarë nga policia serbe, kundër normalizimit të marrëdhënieve

Prishtinë | 30 Maj 2018 | 12:30 | Nga

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës (MPJ) ka reaguar pas ndalesës së artistëve dhe të rinjve nga Kosova nga ana e autoriteteve të Serbisë në pikën kufitare në Merdare, për të marrë pjesë në aktivitetin tradicional kulturor “Mirëdita, Dobar Dan”, transmeton Ekonomia Online.

MPJ përmes një komunikate për medie vlerëson se pengimi i tyre është në kundërshtim me politikën e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Pengimi i tyre, që të udhëtojnë në Beograd dhe të marrin pjesë në aktivitetin tradicional ‘Mirëdita, Dobar Dan’, dhe i vetë kësaj ngjarje kulturore nga autoritetet e qytetit të Beogradit, janë në kundërshtim me politikën e normalizimit të marrëdhënieve dhe të ndërtimit të marrëdhënieve europiane në mes të Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në komunikatë.

Ministria e Punëve të Jashtme ka thënë se do ta adresojë këtë çështje nëpërmjet kanaleve diplomatike.

LEXO EDHE:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/uncategorized/fotografite-e-flamujve-te-kosoves-dhe-shqiperise-ndalohen-ne-kufirin-serbine/

 

Të ngjashme