Presidentja Vjosa Osmani, ka reaguar pas lajmin se Gjermani nga sot njeh patentë shoferët e Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani tha se kjo temë ishte pjesë e diskutimeve krysore, gjatë vizitës së saj në Gjermani më 22 prill të vitit të kaluar.
Ajo u shpreh mirënjohëse për bashkëpunimin e institucioneve gjermane në trajtimin e kësaj kërkese të kahmotshme.
Postimi i plotë:
Një lajm shumë i mirë për mërgatën tonë në Gjermani!
Sot në Bundesratin gjerman u dha drita e gjelbër për njohjen e patentë shoferëve në Kosovë.
Gjatë vizitës zyrtare në Gjermani, në takimet me Presidentin Steinmeier, si dhe në takimet me ish- ministrin e punëve të jashtme, z. Maas fillimisht në Prishtinë me 22 prill të vitit të kaluar, e pastaj dhe gjatë qëndrimit tim në Berlin, kjo ishte një prej diskutimeve kryesore, e cila reflektonte edhe një prej brengave kryesore të mërgatës sonë atje.
Jashtëzakonisht mirënjohëse për bashkëpunimin e institucioneve gjermane në trajtimin e kësaj kërkese të kahmotshme.
Ky hap sot konfirmon besueshmërinë e institucioneve gjermane në procedurat dhe punën e institucioneve tona, e rrjedhimisht kontribuon në avancimin tutje të raporteve tona tashmë të shkëlqyeshme bilaterale. Do të vazhdojmë punën në bashkëpunim me institucionet tjera në vend për tu siguruar që ky shembull të ndiqet edhe nga shtetet e tjera të BE-së.