Edi Rama ka reaguar për bojën e hedhur në fytyrën e tij nga deputeti i PD-së, Edi Paloka, duke thënë se një gjë e tillë nuk e shqetëson aspak, transmeton Gazeta Metro.
Rama ka shkruar në Twitter se me bojë është rirtur e mësuar, por e shqetëson shpirti i disa përfaqësuesve të një populli, të cilat sipas tij, nuk i meriton aspak.
“Flm për mesazhet e solidaritetit, po s’më shqetëson hiç boja se me bojrat jam rritur e mësuar. Më shqetëson mendja e shpirti katran i palopërfaqësuesve të një populli që s’i meriton këta zorzopë. Prandaj jo që s’i hap rrugë budallallëkut, po veç më rritet pasioni e vendosmëria”, ka shkruar Rama në Twitter.
Kujtojmë se sot kryemistri i Shqipërisë Edi Rama është spërkatur me bojë në Parlamentin shqiptar nga deputeti demokrat Edi Paloka.
Ngjarja ndodhi në momentin që në foltore për të folur ishte Fatmir Mediu. Në atë moment, Plaoka ishte ngritur nga karrigia e tij dhe i është drejtuar Ramës duke e spërkatur me bojë, përmes një shiringe.