“Edi Rama u sulmua me solucion kimik”, Garda dhe Policia në deklaratë: Procedim penal për Palokën

Prishtinë | 14 Shk 2019 | 12:26 | Nga Ekonomia Online

Sulmi me bojë ndaj kryeministrit Edi Rama në seancën e sotme parlamentare do t’i kushtojë shtrenjtë deputetit të PD, Edi Paloka.

Byroja e Kuvendit menjëherë pas përfundimit të seancën plenare ka vendosur ta përjashtojë Palokën për 10 ditë nga punimet e Parlamentit.

Por ndëshkimet për Nr.2 të PD-së nuk janë mbyllur me kaq, pasi Garda e Republikës dhe Policia e Shtetit kanë nisur hetimet e menjëhershme për agresionin e kryer në sytë e të gjithëve dhe gjithashtu procedimin penal kundër Palokës.

“Deputeti Edi Paloka ka sulmuar me një solucion kimik të parapërgatitur Kryeministrin e Shqipërisë, z. Edi Rama”, sqaron Garda e Republikës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme