Berat Rukiqi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar për siç ka thënë se RTK-ja dhe VALA kanë vendosur t’ua cenojnë të drejtën e ndjekjes së Kampionatit Botëror mijëra qytetarëve.
Përmes, një postimi ën profilin e tij në rrjetin social Facebook, Rukiqi ka shkruar se që të dyja këto financohen nga paratë tona, duke shtuar se kur financohen nga publiku, interesi publik duhet të jetë prioriteti i parë, jo ekskluziviteti që përjashton qytetarët.
Postimi i tij i plotë:
Prej të njëjtit buxhet, me paratë tona i financojmë/subencionojmë edhe RTK-në edhe VALA-n. Pra, të dyja marrin para nga taksat e qytetarëve.
Megjithatë, me një marrëveshje skandaloze, kanë vendosur t’ua cenojnë të drejtën e ndjekjes së Kampionatit Botëror mijëra qytetarëve.
Më së shumti e pësojnë fëmijët e familjeve me të ardhura të ulëta, të cilët nuk kanë mundësi të paguajnë edhe 20 euro shtesë për të parë ndeshjet. Një ngjarje që në mbarë botën bashkon familje dhe breza të tërë, po u bëhet e paarritshme pikërisht atyre që kanë më së shumti nevojë për pak gëzim.
Kur financohen nga publiku, interesi publik duhet të jetë prioriteti i parë, jo ekskluziviteti që përjashton qytetarët.