Labinot Tahiri sërish ka reaguar ndaj mos-lejmit të ahengjeve familjare në Kosovë për shkak të pandemisë Covid-19. Labi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se rastet e fundit të shfaqura në Kosovë me Coronavirus nuk kanë të bëjnë me tubimin e VV-së që u mbajt në ditën e Çlirimit të Kosovës në sheshin e Prishtinës.
“Më besoni, është e padrejtë tê thuani se nga Protesta e VV-së kanë dalur këto raste me Covid 19!!. As pak e besueshme sepse covid 19 ishte qe 3 muaj dhe nuk kishte protesta të VV-së. E dyta, po i shoh disa analista të mjekësisë duke më ofenduar por ju them që më se paku unë dhe organizimet e mia lëshojnë viruse thuajse fare, sepse çdo rast që marr në dor edhe kur shteti nuk guxon te garanton për shërimin e tyre ne ja dalim”, ka shkruar Labi.
Tutje ai ka thënë se moslejimi i dasmave në Kosovë është çështje politike.
“Mosni mosni kështu mos i bani edhe ata që e duan vendin e qytetarët e fëmijët e huaj te dalin jashtë vendit se pak na vyen me na dëshpërua. Për virus besoj kur te me kap dhe mua dhe në raste se organizon protesta VV-ja do të dal aty me ta dhe të shofim çfarë lloj Virusi kemi në Kosovë. Fare mos i leshoni dasmat se ju çdo gjë e bëni politike dhe çdo gjë mundoheni ta shuani por nuk e keni mundësinë ka shkruar Labi.