Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas raportimeve se ajo në seancën e sotme solemne të Kuvendit, nuk e ka përmendur fare UÇK-në.
Osmani ka thënë se jo vetëm në këtë seancë, por edhe në çdo seancë tjetër ka kujtuar e lartësuar kontributin e UÇK-së dhe komandantit Adem Jashari, e të gjithë heronjve të tjerë të Kosovës.
Tutje, Osmani ka thënë se tendenca e disa deputetëve që të mashtrojnë publikun është e padinjitetshme.
“Jo vetëm në këtë seancë, por edhe në çdo seancë tjetër solemne, kam kujtuar e lartësuar kontributin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të Komandatit legjendar të saj, Adem Jasharit e të gjithë familjes Jashari, si dhe kontributin e të gjithë heronjëve, dëshmorëve, martirëve dhe të gjithëve që luftuan e sakrifikuan që sot të jemi të lirë.
Tendenca e disa deputetëve që të mashtrojnë publikun është, thënë më së buti, e padinjitetshme. Më poshtë, mund të ndiqni një insert të shkurtë nga fjalimi im i sotëm, që e dëshmon të vërtetën”, ka shkruar ajo. /Reporteri.net