Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku ka reaguar pas publikimit të certifikatës së lindjes së saj të lindjes në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, nga ministri i punëve të jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq.
Përfaqësuesja e Republikë së Kosovës në organizatën më të madhe botërore e ka cilësuar këtë si një akt të ulët të autoriteteve serbe që dëshmon se Serbia e ka vjedhur dokumentacionin e Kosovës.
“Serbia vodhi regjistrin civil, regjistrimet kadastrale, artifaktet etj. Ata nuk kanë turp dhe nuk e fshehin atë”, ka shkruar Çitaku në profilin e saj në facebook.
Për disa arsye të pafalshme, kolegët tanë serbë menduan se ishte një ide e mirë për ta gjetur një kopje të “certifikatës së lindjes” time dhe ta prezantojmë atë përpara Këshillit të Sigurimit të OKB-së ka thënë Vlora Çitaku duke theksuar me ironi se e vlerëson interesin e sebëve për figurat politike të Kosovës.